AC Milan fiton derbin ndaj Juventusit dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve
AC Milan ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë fitores në udhëtim te Juventusi në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.
"Rossonerët" zhvilluan lojë fantastike për të fituar në fund me rezultat 0:1.
Ndeshja doli të jetë tejet e baraspeshuar nga minuta e parë, por qendërsulmuesi Olivier Giroud bëri heroin.
Francezi realizoi një gol të mrekullueshëm me kokë nga një distancë e largët pas një harkimi të Davide Calabria (41').
Juventus kishte disa mundësi shënimi në pjesën e dytë, mirëpo assesi s'ia dolën t'i finalizonin aksionet.
Ndërkohë, pas goli të shënuar Milan zhvilloi lojë më pasive duke e ruajtur rezultatin që ia dolën deri në fund.
Me këtë triumf, Milani siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve duke u renditur në pozitën e katërt me 67 pikë, derisa Juventus zë pozitën e shtatë me 59 sosh.
Milan në xhiron e fundit do ta pres Hellas Veronan, derisa Juventusi duhet të shpresojë në një gabim të Romës dhe ta mposht Udinesen për një vend në Ligën e Evropës.