AC Milan bën hap pozitiv në garën për top katër, mposht Lazion - NACIONALE

AC Milan bën hap pozitiv në garën për top katër, mposht Lazion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj rivalit direkt për top katër, Lazios, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

“Rossonerët” dominuan shumicën e kohës duke triumfuar me rezultat 2:0.

Jo gjithçka nisi mirë për vendasit me Rafael Leaon që u largua nga fusha pas vetëm 11 minutave lojë si pasojë e lëndimit, duke krijuar frikë të tifozët para ndeshjes gjysmëfinale.

Ishte mesfushori Ismael Bennacer që i dha epërsinë Milanit pas 17 minutave lojë, duke shënuar nga një top i kthyer.

Ndërsa, për golin e dytë u përkujdes mbrojtësi Theo Hernandez me një solo aksion nga zona e 16-metërshit dhe në fund shënoi nga distanca (29’).

AC Milan vazhdoi të tentonte duke pasur një mundësi të mirë shënimi me anë të Malick Thiaw, por ky i fundit dështoi të shënonte me kokë nga afërsia.

Lazio provoi disa herë me kundërzbritje mirëpo prapë shumë larg finalizimit me Maignan që nuk u befasua.

Milan në fakt arriti të shënojë edhe një herë me anë të Ante Rebic, por goli pastaj u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj fitore, Milan ngrihet në pozitën e katërt me 61 pikë derisa Lazio mban vendin e dytë me 64 sosh.

Në xhiron e radhës, AC Milan do të jetë mysafir i Spezias derisa Lazio e pret Leccen

Lajme të ngjashme