AC Milan arrin marrëveshje me Chelsean për Joao Felix - NACIONALE

AC Milan arrin marrëveshje me Chelsean për Joao Felix

1 vit më parë

nga NACIONALE

AC Milani e ka kompletuar marrëveshjen me Chelsean për ta huazuar sulmuesin Joao Felix.

Pas afrimit të Walker, “Rossonerët” janë përforcuar edhe me yllin portugez, që s’ishte në planet e skuadrës londineze.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është huazim pa opsion blerje, ku Milani do të paguajë 5 milionë euro për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Joao Felix te AC Milani, e kryer. Oferta zyrtare u pranua nga Chelsea pasi është huazim direkt pa opsion blerje”.

“Paga do të mbulohet nga Milani dhe do të paguajnë 5 milionë funte për huazimin e lojtarit”.

“Joao tani do të shkojë drejt Milanit për testet mjekësore pasi dha dritën e gjelbër për këtë transferim natën e kaluar”, shkroi ndër të tjera ai.

Milani po garon këtë sezon për top katërshe, me Felix që mund t’iu ndihmojë të arrijnë nivelin e duhur, derisa edhe mund të provojnë të bëjnë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme