“A është shaka?”, Alexander-Arnold tregon si reagoi skuadra për largimin e Kloppit
Mbrojtësi Trent Alexander-Arnol ka zbuluar se skuadra nuk ka marrë shumë paralajmërime paraprake për largimin e trajnerit Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman do të largohet në fundin e sezonit nga “Reds”, duke i dhënë fund kësaj epoke me shumë trofe.
Megjithatë, lojtarët e Liverpoolit s’e kishin pritur largimin e Kloppit dhe Arnold e ka pranuar se vendimi i tij që u bë publik i zuri në befasi.
“Nisi si një ditë normale. Pastaj trajneri thirri mbledhje në ora 10:30 në mëngjes, gjë që s’kishte ndodhur më parë, prandaj të gjithë ishim “Çfarë po ndodhë?”.
“Ai erdhi në dhomën e zhveshjes dhe na dha lajmin që e foli edhe publikisht. Prandaj si lojtarë e morëm vesh në të njëjtën kohë, por njëkohësisht na tha edhe personalisht”.
“Tha se do të jetë sezoni i fundit, i duhet pak kohë për të shpenzuar me familje. Nuk dija çfarë të bëja. Mendon “A është shaka?”. Askush s’e priste. Pas kësaj u largua nga dhoma dhe të gjithë po mendonin çfarë ndodhi. Pastaj e merr vetën, vazhdo në stërvitje pas një ore dhe e bën punën tënde”.
I pyetur se tani nëse lojtarët janë më të motivuar, që të fitojnë trofe në sezonin e fundit me Kloppin, anglezi u përgjigj: “100 për qind. Është diçka që Van Dijk na tha të gjithëve pasi Jurgen na njoftoi”.
“Ai tha “Lajmi i madh do ta trondit botën e futbollit, por nuk lejojmë të na shqetësoj, duhet të mësohemi dhe ta përdorim si motivim. Trajneri na ka drejtuar në shumë sukses, na ka ndihmuar të plotësojmë ëndrrat prandaj i detyrohemi që të fitojmë gjithçka që është e mundur”.
Liverpool mbetet në garë për të gjitha trofetë, pra Premierligë, Ligën e Evropës, FA Cup si dhe Carabao Cup.