“A do të luani ju djema?”, Guardiola nuk harroi ta ngacmonte edhe Vinicius Juniorin
Trajneri Pep Guardiola nuk ka harruar ta ngacmonte pak edhe Vinicius Junior gjatë turpërimit që Manchester City po ia bënte Real Madridit.
Derisa City po dominonte në të gjitha aspektet, tekniku katalunas iu afruar brazilianit duke e pyetur nëse do të luani.
“Vini, Vini, a do të luani ju djema?”, ishte pyetja e Guardiolas me yllin madrilen që iu përgjigj “Po, po vetëm pak”.
Në fund, Guardiola nisi të qesh dhe shtoi “Sigurisht”, ku pas kësaj i zgjatën dorën njëri-tjetrit, kështu se paku raporton "Moviestar".
Përndryshe, Man City siguroi finalen e madhe të Stambollit aty ku do të takohet me Interin, skuadër kjo që eliminoi AC Milanin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Skuadra e Pep Guardiolas mbetet në garë për tripletën pasi me një fitore ndaj Chelseas shpallet kampion i Premierligës, do të luajë me Manchester Unitedin në finalen e FA Cupit dhe ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Në rast që ia dalin, do të bëhen skuadra e dytë angleze që e arrin këtë sukses historik kurse për Guardiolan hera e dytë meqenëse ia doli me FC Barcelonën.