600 mijë funte për javë! Man City përgatit një kontratë të ‘çmendur’ për Haalandin
Manchester City është i gatshëm ta bëjë sulmuesin Erling Haalandin si lojtarin më të paguar në histori të Premierligës, duke i ofruar kontratë të re 28.6 milionë funte në vit.
Kontrata e norvegjezit skadon më 2027, por kampioni i Anglisë dëshiron të shtojë edhe 12 muaj në këtë kontratë.
Sidoqoftë, duke shikuar tërë këtë interesim të klubeve arabe për yjet e Premierligës, Man City po dëshiron ta ‘blindojë’ lojtarin.
Haaland me kontratën e re do të bëhej lojtari më i paguar në pesë vitet e ardhshme, ku do të përfitojë rreth 550 mijë funte për javë.
Norvegjezi momentalisht është ndër më të paguarit, pranë Kevin de Bruyne që fiton rreth 375 mijë funte për javë.
Haaland nuk ka ndonjë klauzolë lirimi në kontratë, mirëpo vazhdon të mbetet në “radarin” e Real Madridit, gjë që e shtynë Man Cityn ta bind për një rinovim edhe pse u ble vetëm vitin e kaluar.
Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur që disa javë, mirëpo lojtari nuk është i etur për t’u larguar meqenëse preferon qëndrimin në “Etihad Stadium”.
Më herët këtë muaj, Haaland u pyet lidhur me mundësinë për të thyer rekordin e Alan Shearer në Premierligë, prej 260 golave.
Norvegjezi tha: “Ai ka shënuar shumë gola dhe nuk dua të shoh shumë përpara, por dua të jem këtu në këtë kohë. Provoj ta shijoj çdo moment”.
“Kam qenë duke luajtur në një skuadër të mirë dhe më kanë ndihmuar shumë. Invidualisht duhet të përmirësohem”.