50 milionë euro në vit, Al Nassr e “tundon” Raphael Varanen
Skuadra arabe Al Nassr i ka bërë një ofertë tunduese qendërmbrojtësit Raphael Varane.
Francezi do të bëhet agjent i lirë në fundin e sezonit, me Unitedin që po tenton ta aktivizojë klauzolën e rinovimit edhe për 12 muaj.
Në rast që bëhet realitet, atëherë Varane do të vazhdojë të fitojë rreth 350 mijë funte për javë deri më 2025 për të cilin është i hapur mirëpo që nuk do të pranojë zbritje page.
Kësisoj, kjo mund të shkaktojë probleme mes dy palëve dhe si pasojë Varane të largohet nga “Old Trafford” në fundin e sezonit.
Sidoqoftë, “Daily Star” raporton se Al Nassr është duke e tunduar Varanen dhe i ka ofruar një pagë prej 50 milionë euro për vit.
Skuadra ku gjendet edhe Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane po vazhdon të jetë mjafte aktive në afatin veror pasi duan ta fitojnë titullin kampion si dhe ta dominojnë ligën arabe për dekadën në vijim.
Varane ishte bashkëlojtar i Ronaldos në Madrid gati një dekadë, gjithashtu edhe 18 muaj në “Old Trafford”.
Në rast të largimit të Varanes, Man Utd do të tentojë ta zëvendësojë me Jean-Clair Todibon e Nice.