25 milionë euro në vit! Aymeric Laporte i thotë ‘PO’ Al Nassr
Mbrojtësi i Manchester Cityt Aymeric Laporte ka pranuar t’i bashkohet klubit arab Al Nassr.
Spanjolli do të jetë prurja më e fundit në Arabinë Saudite, meqenëse ka kompletuar marrëveshjen me arabët për një kontratë trevjeçare.
Lojtari deri më tani po ëndërronte një ofertë nga ndonjë klub i madh evropian, si Real Madrid (të cilët menduan një prurje shkaku i lëndimit të Eder Militaos), por tani oferta më e fundit e Al Nassr e ka bindur.
Siç raporton “Foot Mercato”, Laporte do të nënshkruajë kontratë për tre vitet në vijim, ku do të fitojë plot 25 milionë euro për vit.
29-vjeçari kështu do të jetë prurja më e fundit e skuadrës së Cristiano Ronaldos, derisa së shpejti do t’iu bashkohet edhe Otavio në një marrëveshje prej 60 milionë eurove.
🚨EXCL: 💙🇪🇸 #PL |
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) August 20, 2023
◉ Aymeric Laporte has said YES officialy today to join Al-Nassr. Contract until June 2026 and ~€25M salary by year ‼️
◉ Agreeement already reached between the clubs. Last details ⏳️ pic.twitter.com/dtQk87nOrr
Laporte nuk ishte më pjesë e projektit të Man Cityt dhe kjo u konfirmua pas blerjes së Josko Gvardiol nga RB Leipzig, ku edhe Man City do të fitojë një vlerë për kartonin e spanjollit.
Raporti shton se marrëveshja është kompletuar edhe mes dy klubeve, ku “Qytetarët” do të marrin rreth 30 milionë euro – ku kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u plotësuar para se lojtari të udhëtojë për në Arabi që të kompletojë testet mjekësore.
Ndërkohë, marrëveshja nuk është në nxitim pasi afati kalimtar në Arabinë Saudite mbyllet një muaj më vonë se në Evropë.