2 Korriku pëson humbje të thellë nga Dinamo Kiev
Skuadra kosovare 2 Korriku U19 që mahniti të gjithë në pjesëmarrjen e parë në historinë e Ligës së Kampionëve për të rinj ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të play-offit kundër Dinamo Kiev.
Mysafirët pësuan humbje me rezultat të thellë 5:0, sfidë ku eksperienca e bëri të vetën, me vendasit që ishin dukshëm më të mirë.
Kyrylo Osypenko i dha epërsinë skuadrës ukrainase pas 27 minutave lojë.
Kurse vetëm pesë minuta më vonë, Matvii Ponomarenko e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Osypenkos (32’).
I njëjti pastaj e shënoi edhe golin e dytë personal, duke përfituar nga një top i kthyer (58’).
Dynamo Kiev s’u ndal më kaq duke e shënuar edhe golin e katërt, këtë herë përmes Matvii Ponomarenko (73’).
Ndërkohë, fitoren e vulosi Ivan Andreyko krejt në fund (90+4’).
Edhe pse tani shpresa mund të thuhet se është shuar, por 2 Korriku do ta zhvillojë edhe ndeshjen kthyese ndaj Dynamo Kiev në Prishtinë më 11 dhjetor.