2 Korriku eliminohet, pëson prapë humbje të thellë nga Dynamo Kiev - NACIONALE

2 Korriku eliminohet, pëson prapë humbje të thellë nga Dynamo Kiev

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dynamo Kiev ka shënuar fitore të thellë edhe në Prishtinë ndaj 2 Korrikut U19, për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Skuadra kosovare pësoi humbje 1:4, ndërsa u eliminua me rezultat të përgjithshëm 1:9.

Njësoi si në ndeshjen e parë, eksperienca e bëri të vetën me ukrainasit që ishin dukshëm më të mirë.

Pnomarenko shënoi dy gola për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi të madhe (15’, 42’).

2 Korriku e ngushtoi epërsinë falë Shalës që u asistua nga Ahmeti (59’).

Sidoqoftë, Dynamo pastaj realizoi edhe dy gola tjera falë Redushkos (68’, 80’).

Megjithatë, talentët e Kosovës duhet përgëzuar për arritjen e jashtëzakonshme, duke qenë vetëm një raund larg kualifikimit në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Kjo ishte hera e parë që një klub kosovar arrin kaq larg në kualifikimin e munshëm për Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme