17-vjeçari Guiu i jep fitoren Barcelonës ndaj Bilbaos
Barcelona ka arritur një fitore të ngushtë ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-0 në një ndeshje tejet emocionuese.
Pas një pjese të parë të vështirë, Barça shtoi presionin në pjesën e dytë të ndeshje falë disa ndryshimeve të Xavi Hernandez.
Ishte 17-vjeçari Marc Guiu ai që i siguroi tre pikët Barës falë gjakftohtësisë së tij para portës për të mposhtur portierin Simón dhe për të shënuar golin e tij të parë për Barçën.
Ekipi blaugranas mbetet i pamposhtur këtë sezon dhe tani është vetëm një pikë prapa liderëve të La Ligës falë fitores së vështirë 1-0 kundër Athletic Bilbaos në stadiumin Olimpik Montjuïc.
⏰ HALFTIME!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 22, 2023
0️⃣ Barça
0️⃣ Athletic Club#BarçaAthletic pic.twitter.com/lZlOwqBUit