“13 paraqitje në 4 sezone” - Man Unitedi më në fund e liron Phil Jonesin
Manchester Unitedi do ta lirojë më në fund Phil Jonesin këtë verë, i cili i bëri vetëm 13 paraqitje për skuadrën në katër vitet e fundit.
Qendërmbrojtësi 31-vjeçar ka qenë në United që nga viti 2011 – dhe është njëri prej lojtarëve të pakët që kanë mbetur në klub nga skuadra me të cilën Sir Alex Fergusoni e fitoi titullin në fundit në Premierligë.
Ai, megjithatë, ka vuajtur nga lëndimet e shumta viteve të fundit dhe është bërë një njeriu i harruar.

Kontrata e Jonesit po skadon dhe mediat britanike bëjnë me dije se klubi do ta lërë të shkojë si lojtar të lirë gjatë kësaj vere.
Telashet e vazhdueshme afatgjate me gjurin ia kanë bërë të pamundur mbrojtësit anglez të luajë kohëve të fundit, pasi paraqitja e tij e fundit për djajtë e kuq ishte kundër Brenfrodit më 2 maj 2022.
Ai nuk ka luajtur asnjë minutë nën udhëheqjen e trajnerit Erik ten Hag këtë sezon dhe do të lirohet të shkojë bashkë me mbrojtësin Axel Tuanzebe – i cili nuk ka luajtur për Unitedin që nga finalja e Ligës së Evropës 2021 dhe në janar kaloi te Stok City në një marrëveshje huazimi katërvjeçar.