100 milionë euro për tre vite, Brozovic e harron Barcelonën dhe i thotë po Al Nassr - NACIONALE

100 milionë euro për tre vite, Brozovic e harron Barcelonën dhe i thotë po Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas disa ditëve negociata, mesfushori Marcelo Brozovic ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për kalimin te skuadra arabe, Al Nassr.

Kroati është pajtuar me kalimin në Arabinë Saudite, pasi Barcelona ia konfirmoi se nuk do të arrijë ta transferojë si zëvendësuesin e Sergio Busquetsit.

Gazetari Fabrizio Romano në rrjetin social “Twitter” shkroi se marrëveshja verbale mes lojtarit dhe klubit arab është arritur në një marrëveshje trevjeçare.

“Marcelo Brozovic i thotë po propozimit të Al Nassr, e kryer. Marrëveshja verbale është arritur, në pritje të nënshkrimit të kontratave”.

“Ai do t’i kryejë testet mjekësore të premten pastaj do të nënshkruajë kontratat. Marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2026”.

Interi dhe Al Nassr që disa javë kanë arritur marrëveshje për Brozovicin, ku klubi arab do të paguajë 23 milionë euro.

Brozovic ëndërronte qëndrimin në Evropë saktësisht kalimin te Barcelona, por sipas Gerard Romeros, ai u njoftua nga klubi katalunas se nuk mund të paguajnë 21 milionë euro, aq sa kërkonte Interi për ta lënë të lirë.

Kështu, Brozovic do të jetë bashkëlojtari më i ri i Cristiano Ronaldos dhe Hakim Ziyechut te Al Nassr.

Përndryshe, kroati brenda këtyre tre viteve do të fitojë plot 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme