Zyrtarët e ministrive të objektit ish-Rilindja mbesin në lift për 40 minuta: "Është hera e tretë" - NACIONALE

Zyrtarët e ministrive të objektit ish-Rilindja mbesin në lift për 40 minuta: "Është hera e tretë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikalisti i shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se zyrtarët e ministrive në objektin e ish-Rilindjes, kanë mbetur në lift për 40 minuta.

Sefaj ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, nëse kanë hequr dorë nga mirëmbajtja e objekteve qeveritare.

A duhet me protestu, me bojkotu punën apo me mbledhë mjete dhe mi servisu liftet. Na tregoni çka duhet me ba.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Për 40 minuta zyrtarët e ministrive në objektin e ish Rilindjes mbesin në lift. MPB a keni heq dorë nga mirëmbajtja e objekteve qeveritare.

A duhet me protestu, me bojkotu punën apo me mbledhë mjete dhe mi servisu liftet. Na tregoni çka duhet me ba.

A ndjeni pergjegjesi morale dhe profesionale apo i keni varrosur të dyja!

Brenda një jave është hera e tretë qe zyrtarët mbesin në lift, nga 15-40 minuta!

Lajme të ngjashme