Zogiani ironizon me partinë e Fatmir Limajt: Qaty te pragu gjithë tu dashtë me u nisë - NACIONALE

Zogiani ironizon me partinë e Fatmir Limajt: Qaty te pragu gjithë tu dashtë me u nisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Konventën Politike të partisë, kreu i Nismës Socialdemokrate ka lëshuar një deklaratë të fortë kundrejtë pushtetit të Albin Kurtit.

Limaj e ka cilësuar si të papërgjegjshme, anarkike e mashtruese qeverinë aktuale. Pasi bëri analizën e tij, Limaj ftoi në krijimin e një fronti të përbashkët kundër Qeverisë Kurti II pasi tha që Kosova po qeveriset nga mohuesit e shtetit.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar opinionisti Avni Zogiani duke ironizuar me rezultatin zgjedhor të partisë së Limajt e cila në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor.

“Nisem... dmth qaty te pragu gjithë tu dashtë mu nisë!’, ka shkruar Zogiani

Lajme të ngjashme