Zogiani i VV-së i mëshon babait të Memli Krasniqit pas kritikave për Kurtin: Memli vs. Memli - NACIONALE

Zogiani i VV-së i mëshon babait të Memli Krasniqit pas kritikave për Kurtin: Memli vs. Memli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosjes Avni Zogiani ka kritikuar Milazim Krasniqin për kritikat që ky i fundit duket se i ka bërë ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Zogiani ka ironizuar me z. Krasniqi që duket se kishte folur në një artikull në të cilin kritikohej rizgjedhja e Kurtit kryetar i VV-së pa kundër-kandidat.

“Po pra... duhet t’ketë kundër-kandidat si në rastin e djalit të vet... Memli kundër Memlit!” - u shpreh z. Zogiani.

Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, dhe nuk kishte pasur kundërkandidat.

Nuk dihet nëse z. Milazim Krasniqi kishte kritikuar edhe PDK-në për mungesë të demokracisë së brendshme në lidhje me këtë rast.

Lajme të ngjashme