Zogaj: Kurti le të bën llogari sa shqiptarë më pak kanë mbetur, pushteti i tij është përgjakur - NACIONALE

Zogaj: Kurti le të bën llogari sa shqiptarë më pak kanë mbetur, pushteti i tij është përgjakur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti, Petrit Zogaj, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth vrasjes së gruas në oborrin e QKUK-së.

Zogaj hedh faj mbi pushtetin, që sipas tij e la të lirë “një monstrum dhe nuk mbrjojti një grua”. Sipas tij, pushteti i Kurtit është përgjakur, dhe kryeminstri “le të bëjë llogari sat ë mundet se sa shqiptarë mbeten më pak nga kjo vrasje”.

“Na doli që shteti është përgjegjës për vrasjen e dyfishtë. Pushteti aktual, i cili erdhi duke premtuar drejtësi, la te lirë një monstrum dhe nuk e mbrojti nje grua. Kryeministri le të bën llogari sa të mundet se sa shqiptarë mbetën më pak nga kjo vrasje, por le ta din që pushteti i tij është pergjakur tashmë”, mendon Zogaj.

Lajme të ngjashme