Pamje apokaliptike nga Parku i Biznesit në Drenas
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë te Parku i Biznesit në Drenas.
Dyshimet e para janë se zjarri u shkaktua si pasojë e rrymës.
Nga fotografitë dhe videot në vendin e ngjarjes, shihen pamje apokaliptike nga kjo pjesë e Drenasit.






Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihej në vendin e ngjarjes me ekipin e tij, ndërkaq Nacionale, kapi një moment interesant të Lladrovcit duke folur me ministrin e punëve të brendshme, Xhelal Sveçla nëpërmjet telefonit, me kamerë.
“E kam ftu zotin Sveçla që nga niveli qendror të mobilizojë më shpejt ekipet e zjarrfikjes që të na mundësojë ta fikim më shpejt këtë ndezje që ka ndodhë në fabrikën e plastikës.
Kjo po rrezikon edhe jetën e njerëzve, po shkakton edhe dëm ekologjik, tash veç kanë filluar të ankohen qytetarët sepse ka shumë material plastik.
Nuk e di a ka qenë ministry Sveçla i njoftuar.
Arsyet ende nuk dihen pse ka ndodhur ky zjarr.
Zjarrfikësit tonë kanë kërkuar ndihmë edhe nga Lipjani, Malisheva, Shtimja e Prishtina”, ka thënë Lladrovci, shkruan Nacionale.
Ndërkohë, në Nacionale kanë arritur edhe pamje nga fshatrat përreth Parkut të Biznesit, si fshati Vasilevë, ku shihet tym i madh.

(foto: Fshati Vasilevë, afër Parkut të Biznesit)
Parku i Biznesit në Drenas është ndërtuar në vitin 2010 dhe ka një sipërfaqe prej 24 hektarsëh.
Në këtë park, operojnë mbi 40 biznese me veprimtari të ndryshme biznesore: prodhimet farmaceutike, prodhimin e liftave, metalpunues, sektori i drurit, paneleve të ndryshëm e deri tek riciklimi i plastikës.