Zhdukja e mostrave për Astrit Deharin, Nurellari: Albulena Haxhiu duhet të jap dorëheqje
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulen Haxhiu, e cila sot ka thënë se nga instituti i Mjekësisë Ligjore janë zhdukur disa motra të Astrit Deharit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, duke thënë se në një qeveri normale ministrja e Drejtësisë do të duhej të jepte dorëheqje.
“Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton”, ka shkruar ai.