Zana Avdiu pas vrasjes së 63 vjeçares në Prishtinë: Vriten dhe dhunohen, veç pse janë gra dhe vajza - NACIONALE

Zana Avdiu pas vrasjes së 63 vjeçares në Prishtinë: Vriten dhe dhunohen, veç pse janë gra dhe vajza

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja, Zana Avdiu ka reaguar lidhur me rastet e dhunës që kanë ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin në vend.

Nëpërmjet një shkrimi në facëbook, ajo ka thënë se mesuesja e vrarë sot, është viktimë e shoqërisë, kulturës e mendësisë tonë.

Ajo ka thënë se dhuna ndaj vajzave dhe grave, mësohet në familje dhe nga shoqëria. Siç thotë ajo, dhuna ndaj grave është e pranuar dhe e nxitur nga shoqëria.

Përdhunohet 11 vjeçarja, pas saj edhe 20 raste tjera brenda një muaji. Mbi 2 mijë raste të dhunës së grave, janë lajmëru nga janari deri në shtator. Pafund aborte selektive për shkak të gjinisë.Pra dhuna, dhuna seksuale, dhe vrasjet janë fiks gjinore. Vriten dhe dhunohen, veç pse janë gra dhe vajza. Pra, nuk ka dallim moshe, të gjitha janë të ekspozuara ndaj dhunës”, ka shkruar Avdiu.

Lajme të ngjashme