Zaimi i VV-së kërkon bashkim kombëtar: A thua se duke mbetur të ndarë e të dobët na zvogëlohen hallet - NACIONALE

Zaimi i VV-së kërkon bashkim kombëtar: A thua se duke mbetur të ndarë e të dobët na zvogëlohen hallet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, duke marrë shembull bashkimin e Gjermanisë, ka kërkuar që të bëhet edhe bashkimi kombëtar.

Zaimi pretendon se kur flitet për bashkimin kombëtar thonë se “kemi halle të tjera”.

Ai thotë se kështu të ndarë jemi më të dobët.

A thua se duke mbetur të ndarë e të dobët na zvogëlohen hallet”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Më 9 nëntor 1989 ra muri i Berlinit. Gjermanët s’pritën shumë, s’e lanë të kalonte viti, më 12 shtator 1990 lidhën marrëveshjen “dy plus katër” (ku katër fuqitë prezente, Franca, Rusia, Britania dhe Amerika e transferonin gjithë sovranitetin tek dy Gjermanitë), dhe më 3 nëntor 1990 e bënë bashkimin e Gjermanive.

Bashkimi i Gjermanive ndodhi paqësisht e demokratikisht, si pasojë e dëshirës së popullit gjerman.

Por jo që s’pati kundërshtarë të fuqishëm. Psh. kryeministrja britanike M. Thatcher në 1989 i kërkonte Gorbachev-it të mos e lejonte kurrë bashkimin. Edhe Mitterrand-i francez shkonte te Gorbachev-i për ta bindur për rrezikun gjerman. Udhëheqësit italianë, polakë e holandezë ishin po ashtu kundër atij bashkimi.

Irlandezët, nga ana tjetër, ishin pro bashkimit. Ne shqiptarët atëherë s’na pyeti kush, po edhe ne, për arsye të njëjta me irlandezët, pro bashkimit jemi. Bashkimit të tyre kuptohet, se sa për bashkimin tonë… kemi halle të tjera na thonë. A thua se duke mbetur të ndarë e të dobët na zvogëlohen hallet.

Lajme të ngjashme