Vrasje e rëndë në tentativë: Policia arreston tre nga gjashtë personat që i shpalli në kërkim - NACIONALE

Vrasje e rëndë në tentativë: Policia arreston tre nga gjashtë personat që i shpalli në kërkim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, që para disa ditësh, ishin shpallur në kërkim për “Vrasje të rëndë në tentativë” në Prizren.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se tre nga gjashtë personat që ishin shpallur në kërkim, janë dorëzuar në polici.

Të dyshuarit kërkoheshin për: “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe “Pjesëmarrje ne rrahje”

Rasti ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzuar ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit” – thuhet tutje.

Policia ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar një një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava” dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme