Vrasja në Malishevë, tetë persona të arrestuar
Një person ka mbetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në fshatin Balincë të Malishevës, pasi u qëllua me armë zjarri.
Ndërkaq, policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar tetë persona dhe janë dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Malishevë 31.08.2023-13:26. Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Një ekip i Nacionales qëndroi dje në Balincë, prej ku nga fqinjë të viktimës mësoi se deri te vrasja erdhi një borxh që i dyshuari ia kishte tashmë të ndjerit.