Vrasja në Gjinekologji, reagon Haxhiu: Nesër mblidhet grupi ndërministror për veprime institucionale - NACIONALE

Vrasja në Gjinekologji, reagon Haxhiu: Nesër mblidhet grupi ndërministror për veprime institucionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar disa orë pas vrasjes së gruas në oborrin e repartit të Gjnekologjisë në në QKUK.

Këtë ngjarje Haxhiu e ka quajtur krim të rëndë e vrasje të dyfisht, pasi që viktima ishte në javën e fundit të shtatzanisë.

“Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë. Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur. Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tone”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu thotë se pavarësisht veprimeve që sipas saj kanë marrë institucionet, ka edhe shumë punë për të bërë.

Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave”, ka shkruar Haxhiu, e cila njoftoi se nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

Lajme të ngjashme