“Vlerësoni vet” Arsim Bajrami krahason denimet e kriminelëve serb me denimin e Calit - NACIONALE

“Vlerësoni vet” Arsim Bajrami krahason denimet e kriminelëve serb me denimin e Calit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish ministri i Arsimit e profesori, Arsim Bajrami, ka krahasuar dënimet e disa prej kriminelëve serb të cilët u denuan nga GJND-ja, si dhe denimin e Salih Mustafës i cili sot u denua me 26 vjet burgim.

Nikolla Shainoviq, Dradolub Ojdaniqin, Nebojsha Pavkoviqin, Vladimir Llazareviqin, Streten Llukiqin, ishin vetëm disa nga udhëheqësit e fushatës ësë gjenocitit të Serbisë në Kosovë, sipas Bajramit.

Asnjëri nga ta nuk u dënua më shumë së 22 vjet burgim.

Bajrami ka shkruar lartësinë e denimit të secilit prej tyre duke u shprehur se duhet ta vlerësoni vetë a po bëhet fjalë për drejtësi apo për barazim të viktimës me agresorin

Postimi i plotë i Bajramit:

DENIMET E KRIMINELVE SERB, nga GJND-ja, dhe Denimi i Sali Mustafes.

Aktgjykimi i GJND-së IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009.

Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim,

Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim,

Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg,

Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim,

Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim.

Këta udhëheqës serb udhëhoqen fushaten e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatrrimin e Kosovës në të gjitha sferat..

Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022

Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale denoi sot Sali Mustafen me 26 vite burg për gjoja "keqtrajtimin" e 6 personave në Kosovë.

Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke barazuar viktimem me agresorin.

Lajme të ngjashme