Viva Fresh & BERZH: Marrëveshje 25 milionë€ - NACIONALE

Viva Fresh & BERZH: Marrëveshje 25 milionë€

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të Takimit Vjetor dhe Forumit të Biznesit të BERZH 2025 në Londër, Viva Fresh nënshkroi marrëveshjen për financimin prej 25 milionë euro!

📌 Financimi më i madh ndonjëherë nga BERZH për një kompani kosovare!

Marrëveshja u nënshkrua nga:
Xhevdet Rexhepi (Viva Fresh – Pronar), Zsuzsanna Hargitai (BERZH – Drejtoreshë Menaxhuese e Grupit të Financimit dhe Zhvillimit për NVM-të), Matteo Colangeli (BERZH – Shef Rajonal për Ballkanin Perëndimor), Andreea Moraru (ENEF II – Anëtare e Bordit)

Ky partneritet strategjik me BERZH dhe ENEF II, në kuadër të Kornizës së Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, shënon jo vetëm një moment krenarie për Viva Fresh, por edhe një pikë kthese për sektorin privat në Kosovë.

Ky financim pasqyron besimin e institucioneve ndërkombëtare në Viva Fresh si një kompani lidere që ka transformuar tregtinë me pakicë në vend – dhe që tani është gati të zgjerojë ndikimin e saj edhe në rajon.

Përmes blerjes së rrjetit Spar Albania, Viva Fresh po zgjerohet përtej kufijve, me synimin për ta transformuar përvojën e konsumatorit në tregun shqiptar – me standarde moderne, qasje të lehtë dhe fokus në qëndrueshmëri.
Nga një rrugëtim i filluar në Kosovë – në një histori suksesi për gjithë rajonin.
Sot, më të motivuar se kurrë, po ndërtojmë një të ardhme më të fortë për komunitetet që i shërbejmë – me rrënjë të thella në Kosovë dhe vizion përtej kufijve.



Viva Fresh
Kudo jemi bashkë!

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme