“Viktima doli nga vetura në lëvizje” – Rasti i gruas që u gjet e shtrirë tek Rruga C, policia intervistoi tre të dyshuar
Mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, një grua është gjetur e shtrirë në rrugën kryesore tek Rruga C në Prishtinë.
Sipas burimeve të Nacionale, viktima kishte qenë në veturë me tre persona të dyshuar të gjinisë mashkullore dhe sipas dyshimeve të para, ajo në një moment kishte dal nga vetura që ishte në lëvizje.
Nacionale ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për këtë çështje, ku zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se deri më tani janë intervistuar tre persona të dyshuar lidhur me veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Mos dhënie e ndihmës”.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se në stacionin jugu është inicuar rast për veprat penale ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Mos dhënie e ndihmës’. Deri tani janë intervistuar tre persona të dyshuar. Me rastin po merren hetuesit policor në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
Nacionale do t’ju mbajë të informuar me detajet e reja rreth rastit, ndërsa më poshtë mund të ndiqni edhe pamje nga vendi ngjarjes ku ka ndodhur ky rast mbrëmë: