Vihet gurthemeli i Kompleksit Luksoz “Porta Rai” në Plazhin e Madh të Ulqinit
“Një investim që e pozicionon Malin e Zi si destinacion premium dhe sjell 800 vende të reja pune”
Me një ceremoni zyrtare novatore, dje filloi ndërtimi në njërin nga investimet më domethënëse të turizmit në bregdetin e Adriatikut. Projekti Porta Rai Hotel dhe Rezidenca me pamje nga deti pritet që ta ngrejë më tej pozicionin e Malit të Zi në hartën e turizmit global. Rëndësia e tij te komuniteti lokal pasqyrohet në hapjen e 800 vendeve të reja të punës, kryesisht për popullsinë lokale, ndërsa ndikimi i përgjithshëm ekonomik i vlerësuar i projektit është 278 milionë euro.


Gjatë ceremonisë novatore, ku morën pjesë përfaqësues të Komunës së Ulqinit, rëndësia e dialogut me komunitetin lokal, transparenca në operacionet e biznesit si dhe përkrahja institucionale dhe bashkëpunimi efikas me qeverinë u theksuan si kyçe për zbatimin e suksesshëm të projektit.
Ky investim është ndërmarrje e përbashkët mes kompanive ndërkombëtare “Karisma Hotels & Resorts” dhe “Dobrov & Family Group”. Ljubiša Krstajić, bashkëpronar i kompanisë “Karisma Hotels & Resorts”, deklaroi në ngjarje se projekti është rezultat i një vizioni të fuqishëm dhe besimit afatgjatë në potencialin e Malit të Zi.
“Porta Rai nuk është vetëm realizimi i ëndrrës sime personale, por gjithashtu një vizion i përbashkët me partnerin dhe mikun tim, Rafael Feliz. Si themelues dhe udhëheqës të Karisma Hotels & Resorts, ne jemi të përkushtuar ndaj turizmit që ofron më shumë sesa vetëm luks – ndaj turizmit që i respekton komunitetin, mjedisin dhe njerëzit. Sot nuk kemi të bëjmë vetëm me vendosjen e një gurthemeli simbolik. Kjo ngjarje e shënon fillimin e një vizioni ambicioz për rritje – një vizon që po lindet mu këtu, në një vend që ne e shohim si fytyra e re dhe e veçantë e turizmit malazias. Porta Rai nuk është thjesht një projekt tjetër luksoz – është resorti familjar më gjithëpërfshirës dhe i pasur me përmbajtje në Malin e Zi dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut. Ai është dizajnuar për t’i plotësuar nevojat e familjeve, me oferta për të gjitha gjeneratat dhe pa asnjë kompromis për rehatinë, sigurinë dhe cilësinë e pushimit” – tha Krstajić.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Andrey Dobrov, themelues i kompanisë ndërkombëtare “Dobrov & Family Group”, theksoi se ambicia e grupit nuk është thjesht që të bëjë një investim tjetër, por të krijojë vlera të vërteta për qytetarët, vizitorët dhe për Malin e Zi si tërësi.
“Ky projekt kurrë nuk ka pasur të bëjë vetëm me ndërtimin e një resorti. Për ne, ky është realizim i një vizioni që familja ime e ka mbajtur që nga koha kur ne investuam në këtë tokë më 2006 – një vizion për t’i dhënë formë bregdetit malazias e për ta shndërruar në një destinacion me famë globale, ndërkohë duke i respektuar bukurinë dhe autenticitetin e tij të thellë natyror. Ky është rezultat i gati dy dekadave përkushtim, i besimit në potencialin e këtij bregdeti të jashtëzakonshëm. Misioni ynë gjithmonë ka qenë që të krijojmë vlera afatgjata përmes zhvillimit të menduar mirë dhe për mbështetje për komunitetet lokale. Porta Rai e pasqyron këtë mision: ajo do të krijojë 800 vende të reja pune, do ta fuqizojë ekonominë malaziase me një ndikim të përgjithshëm ekonomik prej 278 milionë eurosh, do t’i forcojë bizneset lokale dhe do të kontribuojë në pozicionin e Malit të Zi si destinacion premium i Mesdheut dhe njëri nga destinacionet më tërheqëse në Evropë” – tha Dobrov.


Ceremonia u hap me një performancë nga kori i studentëve të Shkollës për Arsimim Fillor të Muzikës dhe Baletit në Ulqin, i udhëhequr nga dirigjenti, profesor Gzim Đekaj. Akti përfundimtar – vendosja e gurthemelit – në mënyrë simbolike e shënoi fillimin e një kapitulli të ri në zhvillimin e Ulqinit.
Në fazën e parë të ndërtimit do të përfshihet një pjesë e objekteve hoteliere, njësive të banimit dhe infrastrukturës mbështetëse, ndërsa përfundimi i plotë i kompleksit është planifikuar për fundin e vitit 2029.
Porta Rai do të jetë kompleksi i parë i llojit të vet në Malin e Zi, i ranguar me pesë yje dhe që ofron shtatë pishina, fusha sporti, një qendër spa, restorante, hapësira për fëmijë dhe një qendër tregtare ekskluzive.

****
KARISMA HOTELS & RESORTS
Karisma Hotels & Resorts është një grup i hoteleve luksoze i njohur globalisht që ka në pronësi, operon dhe zhvillon një portfolio mbresëlënëse në mbarë Amerikën Latine, Karaibe dhe Evropë përmes brendeve të ndryshme, përfshirë Nickelodeon Hotels & Resorts, Margaritaville Island Reserve by Karisma, Karisma Villas, BOR Hotel by Karisma dhe Azul Beach Resorts by Karisma. Grupi ka marrë shumë çmime të njohura në këtë industri, përfshirë Top 30 Hotelet në Cancun nga Conde Nast Traveler, „Leading Edge Award“ nga Shoqata Botërore e Parqeve Ujore, „Magellan Awards“ nga Travel Weekly dhe prestigjiozin, Çmimet AAA Pesë Diamante dhe Katër Diamante.
Karisma Hotels & Resorts është i përkushtuar ndaj mbështetjes së punonjësve të vet dhe komuniteteve në të cilat operon, duke ofruar përvoja autentike dhe duke fituar njohje globale për qasjen e vet kreative e inovative ndaj menaxhimit të gastronomisë.
Klikoni këtu
për më shumë informacione për Karisma Hotels & Resorts.

DOBROV & FAMILY GROUP
Dobrov & Family Group është grup biznesor ndërkombëtar në pronësi private me mbi 35 vjet përvojë në një gamë të gjerë të industrive. Është kompani familjare, udhëheqëse në treg, e njohur për inovacionin, shtytjen drejt ndikimit pozitiv ndaj komuniteteve lokale dhe përkushtimin për të ofruar rritje afatgjatë.
Në mesin e fushave kryesore të aktiviteteve të grupit përfshihen gastronomia, zhvillimi i patundshmërive, kapitalin e riskut dhe kapitalin privat, si dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme. Duke operuar në mbarë Evropën, Dobrov & Family Group ka një portfolio të gjerë projektesh në Republikën Çeke, Zvicër, Qipro, Mal të Zi dhe Gjermani. Projektet rezidenciale të saj që kanë fituar çmime në Republikën Çeke e nënvizojnë përkushtimin e kompanisë ndaj përsosmërisë dhe cilësisë.
Si njëri nga investitorët udhëheqës privatë në turizëm në Malin e Zi, Dobrov & Family Group është duke zhvilluar me sukses një varg të projekteve me përdorim të përzier. Kompania është e përkushtuar ndaj bërjes së një ndikimi pozitiv social përmes praktikimit të vlerave si sinqeriteti, të qenët e hapur, përgjegjësisë sociale, respektit për të tjerët dhe bashkëpunimit.
Klikoni këtu për më shumë informacione për Dobrov & Family Group.
*Artikull i sponsorizuar!