Vidhet një veturë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se është ankuar një person në Prishtinë, pasi të njëjti i është vjedhur vetura.
Siç thuhet në raportin e policisë, ankuesi ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën.
“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 10.01.2022 - 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Rasti në procedurë hetimore” - thuhet në raport.