Vetura godet çiklistin në Podujevë: Viktima ndërron jetë në vendin e ngjarjes
Një aksident me fatalitet është raportuar në Podujevë.
Një veturë nga pakujdesia, dyshohet se e ka goditur çiklistin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Podujevë 21.07.2024, 16:18. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.