Vetëm në ditën e Bajramit, pesë burra u arrestuan për dhunë në familje në Kosovë - NACIONALE

Vetëm në ditën e Bajramit, pesë burra u arrestuan për dhunë në familje në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rastet e dhunës në familje nuk janë ndalur as me rastin e ditës së Bajramit.

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, pesë burra janë arrestuar për dhunë në familje.

Njoftimet e Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE

Suharekë / 10.04.2024 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqe dyshohet se ka sulmuar viktimat kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 10.04.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se e kishte fyer verbalisht si dhe kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimen femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme