Vëllai i Liridonës: Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit me dashje ose pa dashje - NACIONALE

Vëllai i Liridonës: Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit me dashje ose pa dashje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liridona Ademaj ka mbetur e vrarë tri ditë më parë në Prishtinë, ku për këtë dyshohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë.

Vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj ka konfirmuar se do të bëjnë zhvarrosjen trupit e të ndjerës nga fshati i Naim Murselit.

Ademaj për Gazetën Insajderi ka thënë se do të bëjnë zhvarrosjen me dashje ose pa dashje.

S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme