Vrasja e Liridona Murselit, policia: Është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, tri ditë më parë, e cila dyshohet se është vrarë nga një person që është paguar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Në raportin policor 24-orësh, PK ka dhënë detaje të reja ku ka bërë të ditur se në këtë rast është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë, që dyshohet se janë përdorur në rast.
Tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.
