Vdes një 41 vjeçar në Prizren, dyshohet për përdorim të stimuluesit për marrëdhënie seksuale
Raportohet se një 41 vjeçar ka vdekur sot në Prizren.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se personi që ka vdekur ka qenë i shtrirë në spital.
Bytyqi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi.
Nacionale sot ka kontaktuar edhe me Drejtoreshën e Spitalit në Prizren për të marrë këtë informacion, mirëpo e njëjta nuk e ka hapur.