Vdekja e pacientit në QKUK, policia fillon hetimet
Dje, është raportuar se ka vdekur një pacient në QKUK disa orë pas një intervenimi që kishte.
Disa orë pas intervenimit të kryer, siç raportoi Gazeta Shneta pacienti kishte ndërruar jetë, ndonëse u krijuan debate lidhur me këtë çështje.
Në një prononcim për Klan Kosova, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Prokuroria ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast për të sqaruar këtë çështje.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qellim te sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht ne rast te paraqitjes se elementeve të ndonjë vepre penale, do te veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.