Uk Lushi ironizon me debatin për gjakovarët: Gjakova mund të shpallet Republikë
Opinionisti Uk Lushi ka ironizuar për debat për gjakovarët që po zhvillohet në rrjetet sociale.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë thirrje që të ndalet presioni ndaj gjakovarëve.
Sipas tij, nëse ky presion vazhdon, Gjakova mund të shpallet Republikë
“Nëse vazhdon presioni kundër gjakovarëve, mos u habitni kur ta shihni Republikën e Gjakovës dhe kombin gjakovar. Çka është edhe një komb më shumë kur kemi krijuar me dhjetëra kombe, pa çka që nuk kemi finalizuar kombin shqiptar ende!? Ndaleni trysninë ose e ndatë Kosovën. Gjakovarët, kur t’ja nisin, nuk bëjnë hajgare”, ka shkruar Lushi.