Udhëtimi i trajtimit të vajzës së re nga Kameruni, Destinee, 4500 km larg shtëpisë
Kirurgjia e trurit është e mbushur me sfida, kërkon një shkallë të lartë aftësie, saktësie dhe eksperience. Megjithatë, ajo është edhe më sfiduese te pacientët pediatrikë, ku gjithçka është shumë më delikate dhe më e çmuar. Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem ka në përbërjen e tij një nga departamentet e njohura në botë të Neurokirurgjisë Pediatrike, i dalluar nga përvoja e gjerë, aftësitë e rafinuara dhe trajtimet e avancuara që ofrojnë shpresë për fëmijët dhe familjet në mbarë botën.
Kur një fëmijë diagnostikohet me kancer, gjithçka ndryshon: ndjenjat e fëmijës, prioritetet familjare, rrjedha e kohës dhe planet për të ardhmen. Të gjithë llojet e kancerit tek fëmijët janë të frikshëm për prindërit, por tumoret e trurit mund të jenë lloji më i frikshëm, sepse kafka është një kuti e mbyllur dhe truri është ende organi më misterioz dhe i panjohur. Për më tepër, gjatë fëmijërisë, truri i një qenieje njerëzore zhvillohet më shumë se gjatë çdo periudhe tjetër në jetë, gjë që hedh themelet për të mësuarit në të ardhmen, për shëndetin dhe për suksesin në jetë të fëmijës. Nëse ka një tumor në tru, ai mund të pengojë rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm. Prandaj një tumor brenda trurit të një fëmije duhet të trajtohet me profesionalizëm dhe me butësi. Megjithatë, neurokirurgjia pediatrike është një specialitet unik dhe vetëm një numër i kufizuar neurokirurgësh në mbarë botën specializohen ekskluzivisht në trajtimin e fëmijëve. Në Acıbadem, ekipi i neurokirurgjisë pediatrike i udhëhequr nga profesori Memet Özek fokusohet ekskluzivisht në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve pediatrikë. Kjo është arsyeja pse Acıbadem plotëson një kërkesë të madhe nga pacientë në mbarë botën në lidhje me neurokirurgjinë pediatrike.
Trajtimi i tumoreve të trurit tek fëmijët
Heqja kirurgjikale e tumorit është shpesh qasja më efektive për eliminimin e shumë llojeve të kancerit. Nëse është e mundur të hiqet tumori nga truri, operacioni ofron mundësinë më të mirë të shërimit, për sa kohë që kryhet në mënyrë të sigurt. Suksesi i heqjes së tumorit ndikon ndjeshëm në mundësinë e shërimit dhe në shkallën e mbijetesës së një fëmije, ndërkohë që rrit efikasitetin e trajtimeve të mëvonshme. Për më tepër, në disa raste, planet e trajtimit mund të përfshijnë radioterapi, radio kirurgji dhe kimioterapi.
Historia e suksesit të një pacienti: Lufta me një tumor gjigant në tru
Një histori e vërtetë e një pacienti mund të inkurajojë prindërit që përballen me situata të ngjashme duke demonstruar se si planifikimi i përpiktë i trajtimit përmirëson rezultatet.
10-vjeçarja Destinee, një vajzë e re nga Kameruni, u diagnostikua me tumor në tru në qytetin e saj të lindjes. Ajo vuante nga një humbje e forcës në krahun dhe këmbën e majtë, dhimbje koke të forta dhe paralizë të disa pjesëve të fytyrës. Një skanim me MRI zbuloi se ajo kishte një tumor të madh, afërsisht 9 cm në madhësi, në kokën e saj. Nëna e Destinee, si çdo prind tjetër, donte të sigurohej që vajza e saj e dashur të merrte trajtimin më të mirë të disponueshëm në botë. Pas kërkimit dhe vlerësimit të opsioneve të ndryshme, ajo kontaktoi një ekip të specializuar që punon me kanceret pediatrike të trurit në Spitalin Acıbadem në Turqi. Departamenti i Neurokirurgjisë Pediatrike pranë Acıbadem përdor një qasje bashkëpunuese përmes një ekipi ekspertësh me trajnim të jashtëzakonshëm dhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së avancuar. Kështu u mor vendimi. Udhëtimi tjetër do të ishte për në Acıbadem. Do të ishte një udhëtim i gjatë nga Kameruni në Turqi, duke e çuar atë 4500 kilometra larg shtëpisë, por shansi për të luftuar tumorin ia vlente.
Destinee iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë fizik nga profesor Memet Özek. Operacioni i mëpasshëm pesë-orësh, i kryer nga profesor Özek dhe ekipi i tij, rezultoi në heqjen e suksesshme të të gjithë tumorit të Destinee. “Ne e hoqëm tumorin, operacioni shkoi mirë dhe si rezultat, ditën e dytë pas operacionit Destinee filloi të ecte nëpër repartin e spitalit. Megjithatë, ekzistonte rreziku që tumori të kthehej përsëri në të ardhmen. Prandaj, për të shmangur këtë, pas operacionit u aplikua radioterapi në zonën e kirurgjisë”, thotë profesor Özek.
Disa javë pasi mbërriti në Stamboll, Destinee u kthye në vendin e saj si një vajzë e re e shëndetshme. Ajo ishte shumë mirë dhe të gjitha simptomat e saj ishin zhdukur. Kur doli nga spitali, ajo i la profesor Memet Özek një letër kuptimplotë.
Unë jam Destinee Cheska,
Po e shkruaj këtë letër për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë mjekët që u kujdesën për mua gjatë sëmundjes sime dhe veçanërisht për Prof. Dr. Memet Özek, i cili më shpëtoi jetën. Unë kurrë nuk do të harroj asnjërin prej jush gjatë gjithë jetës sime. Edhe kur të jem larg jush në Kamerun, do të mendoj gjithmonë për ju. Zemra ime do të jetë gjithmonë me ju.
Faleminderit të gjithëve.

Acıbadem bashkon onkologët pediatër, kirurgët dhe radioterapeutët që kanë qenë pionierët e trajtimit të kancerit në moshat pediatrike. Çdo vit qindra familje nga e gjithë bota aplikojnë në Acıbadem për trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve të tyre. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni Zyrat e Informacionit të Acıbadem.


*Artikull i sponsorizuar!