Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një rast është raportuar në Gjilan, një në Prizren dhe një në Deçan.

Raportet e plota për këto raste:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gjilan 29.08.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 29.08.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan 29.08.2023 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimat kosovarë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme