Trajtimi i kancerit të prostatës, fshikëzës së urinës dhe veshkave me shkallë të lartë suksesi - NACIONALE

Trajtimi i kancerit të prostatës, fshikëzës së urinës dhe veshkave me shkallë të lartë suksesi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Grupin për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem në Turqi, ne ofrojmë një klinikë urologjike gjithëpërfshirëse të fokusuar në trajtimin e sëmundjeve malinje, duke përfshirë kancerin e prostatës, fshikëzës së urinës, veshkave dhe testikujve. Ne kryejmë trajtim kirurgjikal me saktësi të lartë për këto lloje kanceri. Në disa raste specifike, kanceri i prostatës mund të trajtohet edhe pa kirurgji duke përdorur teknologji të përparuara të radioterapisë. Në raste komplekse, në menaxhimin e këtyre sëmundjeve përdoren gjithashtu terapitë sistemike dhe trajtimet nukleare.

Kirurgjia robotike përmirëson rezultatet në trajtimin e kancerit të prostatës

Sistemet kirurgjikale robotike janë përdorur në Acıbadem për më shumë se 15 vjet. Sot, kirurgjia e asistuar nga roboti realizohet në gjashtë spitale Acıbadem, duke ofruar kujdes për pacientët nga e gjithë bota.

Kirurgjia robotike përdoret më së shpeshti për të hequr tumoret në trajtimin e kancerit. Procedura robotike që kryhet me shpesh është prostatektomia radikale, pra, heqja kirurgjikale e gjëndrës së prostatës për shkak të kancerit. Prostata është e rrethuar nga enë dhe nerva delikate që janë thelbësore për kontrollin e urinimit dhe funksionin erektil. Kirurgjia robotike u mundëson kirurgëve të operojnë me saktësi të lartë, duke ndihmuar në ruajtjen e këtyre strukturave kritike. Qëllimi nuk është vetëm heqja e kancerit, por edhe zvogëlimi i rrezikut të mos mbajtjes së urinës dhe mosfunksionimit erektil.

Urinoni normalisht pas heqjes së fshikëzës së urinës me opsionin e neofshikëzës urinare

Trajtimi i kancerit të fshikëzës së urinës varet nga faza e sëmundjes. Nëse tumori përfshin shtresat muskulore të fshikëzës, trajtimi më optimal është heqja e fshikëzës në tërësi. Heqja e fshikëzës së urinës është vetëm hapi i parë i operacionit. Pas heqjes së fshikëzës së urinës të prekur nga kanceri, është e nevojshme të krijohet një mënyrë alternative për të depozituar urinën dhe për ta nxjerrë atë nga trupi.

Ekzistojnë dy mundësi kryesore për këtë: urostomia dhe neofshikëza.

  • Në një urostomi, urina mblidhet në një qese të veçantë të bashkangjitur në pjesën e jashtme të barkut.
  • Një neofshikëz është ndërtimi i një fshikëze të re të urinës duke përdorur inde nga zorra e pacientit, që u mundëson pacientëve të urinojnë në një mënyrë natyrale. Kjo procedurë ka përparësi të konsiderueshme krahasuar me një urostomi:
    • Eliminimi i nevojës për një qese urostomie dhe ruajtja e aftësisë së pacientëve për të urinuar normalisht
    • Mundësimi i një jete sociale më të rehatshme

Në Acıbadem, rindërtimi i neofshikëzës konsiderohet si opsioni i parë për çdo pacient të përshtatshëm. Këtë procedurë e kryejnë vetëm një numër i kufizuar qendrash në të gjithë botën. Prandaj, shumë pacientë zgjedhin Acıbadem për të marrë këtë trajtim.

Prioritet i kirurgjisë me ruajtje të nefroneve për kancerin e veshkave

Trajtimi kryesor për kancerin e veshkave është kirurgjia, dhe ka dy qasje kryesore: heqja e pjesës së veshkës që përmban tumorin ose heqja e të gjithë veshkës.

Ne i japim përparësi heqjes vetëm të tumorit në vend të heqjes së të gjithë veshkës. Një nga qëllimet kryesore të mjekësisë moderne është ruajtja e organeve sa herë që është e mundur, madje edhe në trajtimin e kancerit, duke hequr tumorin dhe njëkohësisht duke ruajtur funksionin e organeve. Ky është parimi themelor në kirurgjinë e kancerit të veshkave. Qëllimi nuk është të hiqet e gjithë veshka, por të hiqet tumori dhe të ruhen sa më shumë nefrone të jetë e mundur. Si rezultat, pacientët kanë një rrezik shumë më të ulët për të zhvilluar dështim të veshkave në të ardhmen. Në Acıbadem, kirurgjia e kancerit të veshkave kryhet duke përdorur një qasje robotike, dhe falë precizitetit të saj, edhe tumoret e vendosura thellë brenda veshkave mund të hiqen duke ruajtur organin.

Çfarë duhet të dini më shumë rreth Klinikës së Urologjisë Acıbadem dhe ekspertëve tanë?

  • Urologët e Acıbadem konsiderohen pionierë në Turqi, duke qenë se në vitin 2006 realizuan ndërhyrjen e parë robotike në vend për trajtimin e kancerit të prostatës. Deri më sot janë kryer më shumë se 5,000 operacione robotike për kanceret urologjike.
  • Në trajtimin e kancerit të fshikëzës se urinës, neofshikëza është një opsion i rëndësishëm që u mundëson pacientëve të jetojnë pa qese stome. Megjithatë, kjo procedurë kërkon një nivel të lartë ekspertize kirurgjikale, dhe arritja e rezultateve të suksesshme varet nga përvoja. Ekspertët e Acıbadem kanë përvojë të gjerë në këtë fushë.
  • Një nga skenarët më sfidues në kancerin e prostatës është kur sëmundja përhapet në organe ose inde të tjera. Trajtimi kryesor për kancerin metastatik të prostatës është terapia hormonale, pasi sëmundja varet nga hormonet. Te pacientët me një ngarkesë të lartë tumorale ose sëmundje agresive, mund të aplikohet edhe kimioterapia. Për pacientët që bëhen rezistentë si ndaj terapisë hormonale ashtu edhe ndaj kimioterapisë, në Acıbadem mund të merren në konsideratë trajtimet radioaktive si Lutetium-177 PSMA.
  • Përparimet në teknikat e radioterapisë kanë bërë të mundur trajtimin e disa lloje kanceri pa ndërhyrje kirurgjikale. Sot, radioterapia e udhëhequr nga MRI-ja është një nga opsionet më të përparuara të trajtimit. Ajo mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen në trajtimin e kancerit të lokalizuar të prostatës.
  • Në Acıbadem, opsione gjithëpërfshirëse trajtimi janë të disponueshme jo vetëm për kancerin urologjik, por edhe për një gamë të gjerë sëmundjesh urologjike, duke përfshirë hiperplazinë beninje të prostatës (BPH), infertilitetin mashkullor, mos mbajtjen e urinës, gurët në veshka, sëmundjet urologjike pediatrike, mosfunksionimin erektil dhe sëmundjet e traktit urinar te femrat.
  • Kontributet e specialistëve të urologjisë pranë Acıbadem janë vleresuar nga organizata prestigjioze si Shoqata Amerikane e Urologjisë dhe Shoqata Botërore e Endurologjisë.
  • Klinika e Urologjisë Acıbadem është e pajisur me teknologji të fjalës së fundit që mbështet diagnostikimin e saktë dhe trajtimin efektiv, duke mundësuar rezultate më të mira për pacientët tanë. Këto teknologji përfshijnë kirurgjinë robotike dhe laparoskopike, biopsinë e prostatës të udhëhequr nga MRI-ja, Rezum, HoLEP, ThuFLEP, Lutetium-177 PSMA, ESWL, ESWT, ureteroskopinë fleksibile, ekografinë intraoperative dhe jo vetëm.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, mund të kontaktoni zyrën tonë të informacionit në Kosovë.

Zyra në Prishtinë: +383 38 234 004 / +383 49 563 400

📍Rr. Ibrahim Lutfiu (ish Nazmi Gafurri), 2C, Prishtinë

Email: kosovo@acibadem.com

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme