TOP 3 Cryptovalutat, mirë dhe lirë
Tani më dihet se tregu i kriptovalutave përbëhet nga mijëra coina të ndryshëm me lloje të ndryshme të projekteve. Është vështirë të bëhet një përzgjedhje e saktë e coinave më të mirë, mirëpo ne kemi listuar tre prej tyre me më shumë potencial për të ardhmen, këtë duke u bazuar në çmimin e vogël si një mundësi për të blerë sasi të mëdha të tyre dhe në veçoritë që i dallojnë nga coinat e tjerë.
#3 SWASH ($WASH)
Bota në të cilën jetojmë sot, informacionet e shumta që i marrim nga shfletimet në internet, klikimet tona, pëlqimet dhe komentet (likes and comments) që i bëjmë në rrjete sociale, madje edhe koha të cilën e kemi kaluar duke e shikuar një foto, video apo artikull, ruhen vazhdimisht madje këto u shiten kompanive të mëdha si Amazon, eBay, por edhe kompanive vendore. E gjithë kjo pa dijeninë tonë. Mirëpo ne jemi përdorur thjeshtë për të na reklamuar produkte në të cilat ne kemi shprehur interesim paraprakisht, përmes kërkimeve e klikimeve që i kemi bërë. Por ne nuk kemi marrë asgjë në kompensim.