Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur në Pejë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.
“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasoj e këtyre të shtënave një përson është plagosur nga arma e zjarrit, i njejti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia”, ka deklaruar Rugova.