Të martën mbahet protestë në Prishtinë pas vrasjes së Liridonës - NACIONALE

Të martën mbahet protestë në Prishtinë pas vrasjes së Liridonës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kolektivi Feminist ka thirrur protestë për të martën, pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se protesta pritet të fillojë nga ora 18:00 në sheshin Zahir Pajaziti.

“Kjo protestë e thirrur nga aktiviste/ë të pavarur dhe anëtare/ë të Kolektivit Feminist synon mobilizim mbarëpopullor në eliminimin e dhunës së gjinizuar dhe femicidit dhe strukturave që i prodhojnë ato.” – thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se për vrasjen e Liridonës janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke dhënë para për këtë.

Lajme të ngjashme