Të lënduarit iu thye hunda: Policia jep detaje për rrahjen në byfenë e RTK-së
Një rrahje ka ndodhur ditën e djeshme brenda objektit të RTK.
Përleshja ka ndodhur në byfe. Viktimës i është thyer hunda.
Njoftimi:
Rr. Xhemajli Prishtina, Prishtinë / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.