Syla "paralajmëron" kolegët: Tash na vjen Haki Abazi analist, na sosë
Gazetari dhe analisti politik Valon Syla, ka ironizuar me deputetin e Vetëvendosjes Haki Abazi, pas deklaratave të tij në lidhje me Kryeministrin Kurti, e pas shkarkimit të tij nga Komisioni për politikë të jashtëm nga ana e VV-së.
Sipas Sylës, tashmë pritet që Abazi të kthehet në analist. Madje ai ka paralajmëruar kolegët e tij me fjalët “Tash na vjen Hakia analist. Na sosë”.
Kujtojmë se Abazi gjatë një konference për media që e mbajti sot, paralajmëroi se pas një hulumtimi të tij në lidhje me rastin Dehari, vjen edhe shkakrimi i tij duke ftuar Prokurorinë që të intervistoj, Kryeministrin Kurti e Ministren Haxhiu në lidhje me zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.