Syla: Kurti po sillet sikur ata fëmijaçat e këqij të mahallës - NACIONALE

Syla: Kurti po sillet sikur ata fëmijaçat e këqij të mahallës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka kritikuar sjelljen e kryeministrit Albin Kurti në raport me situatën në veri.

Ai është tallur me shefin e ekzekutivit, duke thënë se po sillet si fëmijët e këqij të mahallës.

Albin Kurti po sillet sikur ata fëmijaçat e kqi të mahallës, që kur e hupshin lojën në futboll, në gjysë të lojës e kapshin topin edhe e çpërthejshin thikë, që mos me lon me lujtë kërkon, mas humbjes, tu u anku për një faull të pa qenë. Por loja gjithmonë ka vazhdu, pa ta e me topa tjerë... ma të mirë e ma të kqi, s'është me rëndësi. Në teren tonin apo shokëve të mahallave tjera, poashtu s'ka pas rëndësi”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme