Syla: "Kqyrja Ministres tonë lapsin e bastores... tu i jep urdhna BE's e NATO's" - NACIONALE

Syla: "Kqyrja Ministres tonë lapsin e bastores... tu i jep urdhna BE's e NATO's"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë reagimet ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pas deklaratës së saj, ku tha se sulmet në Poloni u shkaktuan nga raketat ruse, pa pasur ndonjë konfirmim për këtë.

Edhe analisti, Valon Syla i është bashkuar këtyre reagimeve, ku ka publikuar një fotografi të Gërvallës e cila shihet me një stilolaps në dorë.

Sipas Sylës, stilolapsi është i ngjashëm me të tillët që përdorën në shtëpitë e basteve (bastore).

“Nje Dreq i madh o hi këtu. Kqyrja Ministres tonë lapsin e bastores... tu i jep urdhna BE's e NATO's.”, ka shkruar Syla në Facebook.

Përveç Sylës edhe analistë të tjerë dhe anëtarë të partive politike opozitare reaguan ndaj deklaratës së kryediplomatës kosovare.

Lajme të ngjashme