Syla: Hej Vetëvendosje, lëshojini nënat në livadhin e komunës së Ramiz Lladrovcit
Valon Syla, analist i njohur, ka shkruar një status në lidhje me deklaratën qesharake, por edhe skandaloze të deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili kërkoi një “livadh për t’i lëshu me lujtë nanat”.
Syla, që po e vazhdon komentimin me ironi, ka shkruar se e ka gjetë një “livadh për t’i lëshuar nënat” Lëvizja Vetëvendojse.
“Hej Vetëvendosje, ja u gjeta livadhin, në komunë te Ramiz Lladrovcit. Lëshoni nonat.” – ka shkruar ndër të tjera z. Syla, i cili ka përmendur edhe lojërat tradicionale, që tashmë gati se janë harruar tërësisht, të pidpidakut dhe pilifuncit.