Sulmin ndaj Berishës, Syla: Përveç budallaki, po duket shumë konspirative - NACIONALE

Sulmin ndaj Berishës, Syla: Përveç budallaki, po duket shumë konspirative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka reaguar ndaj sulmit që sot i është bërë Sali Berishës nga një protestues.

Organizimin e protestës në ditën kur në Tiranë po mbahen Samiti i BE-së dhe sulmin ndaj liderit të opozitës, Syla i ka quajtur veprime jo të mençura.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ngjarje po duket shumë konspirative.

Dhe në këtë ditë të madhe kur Tirana zgjedhet kryeqytet i BEs për 24h, kërcet boksi, në ftyrën e Sali Berishës. Për një tango budallaku këtu vynë dy veta, ose në këtë rast dy inatçor budallë. Njoni që me krye të ngritë çohet e organizon protesta, dhe tjetri që sun e ban e del me boksa me i la hesapet. Ta kqyrim, kush ishte sulmuesi. A ishte militant përnime, apo dikush që e kishte porositë vetë organizatorët e protestës. Ngjarja, përveç budallakut, po duket shumë konspirative”, ka shkruar ai, duke shtuar se sot secili shqiptar është dashur të durohet.

Sot bile në Shqipëri ish dashtë me u përbi secili shqiptar, në pushtet e opozitë. Badihava Sali Berisha nuk është në listë të zezë amerikane... sja kemi pas borxh edhe këtë budallak te dy palëve”, ka shkruara Syla.

Lajme të ngjashme