Studimi tregon efektet tmerruese negative të linçimeve e kërcënimeve online - NACIONALE

Studimi tregon efektet tmerruese negative të linçimeve e kërcënimeve online

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja Zana Avdiu po abuzohet online nga mijëra njerëz pas statusit të saj për futbollistin Granit Xhaka dhe pas kërcënimeve që iu bënë nga babai i këtij të fundit, Ragipi. Por, cilat janë dëmet që i shkaktohen njeriut nga kërcënimet, fyerjet e linçimet online?

Ajo që ndodh në Facebook nuk mbetet në Facebook. Ky është mësimi që po dështojmë ta marrim tash e sa kohë.

Sipas Institutit Alan Turing është e një rëndësie shumë të madhe që të kuptohet përhapja e abuzimeve online në mënyrë që të kuptohet shkaktari por edhe ballafaqimi me të.

Sipas këtij instituti, mes 30 deri në 40% të qytetarëve britanikë kanë qenë viktimë e abuzimeve online personalisht.

Abuzimi online mund të rezultojë në impante tepër negative emocionale si ankthi (62.2 për qind), stresi (53.8 për qind), zemërimi (52.1 për qind), trauma (23.5 për qind) sulmet e panikut (19.3 për qind) por edhe të tjera probleme serioze.

Një hulumtim i bërë nga Universiteti i Suffolk ka treguar të dhëna tepër shqetësuese.

Po ashtu, mund të ketë edhe impakte sociale si humbja e vetëbesimit (57.3 për qind), ndjenja e të qenit i izoluar (37.6 për qind) dhe ngacmimit (34.2 për qind) e po ashtu edhe çështje si humbja e besimit te njerëzit tjerë.

Por, ka edhe impakt në sjelljen e personave që abuzohen, me gjysmën (55.9 për qind) të pjesëmarërsve në hulumtim që ndaluan apo reduktuan ndërveprimin e tyre online. Ndërkaq 39 për qind kishin ndaluar së shprehuri mendimet e tyre. Kjo nënvizon se “efekti i heshtjes” së personave përmes abuzimit online në mënyrë direkte kufizon lirinë e grave për t’u shprehur dhe qasur në hapësirat publike.

Lajme të ngjashme