Sot mot tejet i nxehtë, temperaturat arrijnë në 36 gradë
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë i nxehtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.